Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Kurti–Serbi? Akuzat e ndërsjella, Milo: Fitorja e forcon me fqinjët, është mesazh
Fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e djeshme dhe konsolidimi i pozitës së Albin Kurtit në skenën politike të Kosovës përbëjnë një mesazh të qartë si për fqinjët, ashtu edhe për faktorët ndërkombëtarë. Kështu u shpreh në Ditarin me Bruna Çfligun në A2 CNN ish-ministri i Jashtëm Paska Milo, duke komentuar marrëdhëniet Kosovë–Serbi dhe sfidat që e presin qeverinë Kurti 3. “Fitorja e zgjedhjeve e bën Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen që të ketë pozita më të forta edhe në raportin e marrëdhënieve me ndërkombëtarët dhe në mënyrë të veçantë në raportin e marrëdhënieve me fqinjët dhe kryesisht me Serbinë. Ky është një mesazh shumë i qartë, i dukshëm. Tani do të jetë aftësia e vetëvendosjes në qeverinë Kurti tre dhe e vetë liderit të saj...