Kurti paralajmëron katastrofë institucionale: Dekreti i Osmanit, shkelje e rëndë

Kurti paralajmëron katastrofë institucionale: Dekreti i Osmanit, shkelje e rëndë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pretenduar se dekreti i presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit përbën “shkelje të rëndë të rendit kushtetues”, duke kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që të ndërhyjë me masë të përkohshme. Në kërkesën e dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese, Kurti argumenton se vendosja urgjente e një mase të tillë ishte e domosdoshme për të parandaluar pasoja serioze për funksionimin institucional të vendit dhe për të shmangur krijimin e një situate të pasigurisë juridike dhe institucionale. Sipas tij, rreziku është shtuar edhe më shumë pasi presidentja Osmani, në të njëjtën ditë kur nxori dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, kishte ndërmarrë hapa për zbatimin e tij duke ftuar partitë politike në një takim konsultativ për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme. “Në...