Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
“Kurti bën lojëra me patriotizëm”, Enver Robelli: Problemet nuk zgjidhen duke iu drejtuar muskujt serbëve në Veri
Gazetari Enver Robelli ka kritikuar qasjen e kryeministrit Albin Kurti ndaj çështjeve madhore të Kosovës, duke e akuzuar për populizëm, manipulim me patriotizëm dhe mungesë sinqeriteti politik, veçanërisht në raport me asociacionin e komunave me shumicë serbe. I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2 CNN, Robelli tha se Kosova ka marrë obligime ndërkombëtare që herët a vonë duhet t’i zbatojë, duke theksuar se marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel dhe Ohër nuk mund të mohohen sipas interesit elektoral. “Në thelb, me marrëveshjen e Ohrit, asociacioni është pranuar. Prandaj, kjo çështje kërkon konsensus kombëtar: ose e bëjmë dhe e paguajmë çmimin, ose nuk e bëjmë dhe paguajmë një çmim edhe më të lartë”, tha Robelli. Sipas Robellit, politika kosovare po mbetet peng...