Kriza politike, analisti amerikan: Po dëmtohet imazhi i Kosovës! Kush e dëgjon një vend që nuk gjen president?
Kriza politike në Kosovë dhe bllokada për zgjedhjen e presidentit po ngre shqetësime për imazhin e vendit në arenën ndërkombëtare. Analisti amerikan Daniel Serwer thotë për Radion Evropa e Lirë se një situatë e tillë mund të dëmtojë edhe marrëdhëniet me SHBA-në. “Nuk mund të ndërtohet një marrëdhënie e qëndrueshme mes Uashingtonit dhe Prishtinës me një qeveri në detyrë dhe pa president. Thjesht nuk funksionon kështu”, tha Serwer nga Universiteti Johns Hopkins për programin “Expose” të gazetares Valona Tela për Radion Evropa e Lirë. Tensionet politike u thelluan më 6 mars, kur presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nxori dekret për shpërndarjen e Kuvendit, vetëm një ditë pasi deputetët dështuan të zgjedhin presidentin e ri të vendit. “Këtu e sollën vendin njerëz të papërgjegjshëm dhe me...
Burimi:
javanews.al