‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten, 13 mars, se do të ftojë në takim liderët e partive opozitare për të biseduar në lidhje me zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, një çështje që ka përfunduar në Gjykatën Kushtetuese të vendit. Duke folur për media në një ngjarje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Kurti e cilësoi si “të dëmshme dhe gabuar” mungesën e takimeve në dy ditët e fundit para mesnatës se 5 marsit, kur Kuvendi u mblodh për të votuar për presidentin e ri. Por, ai tha se sot do t’iu dërgojë ftesa kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, për takime në fillim të javës së ardhshme. Kosova nuk...