KQZ vendos rinumërim të plotë, u gjetën parregullsi te vota e kandidatëve për deputetë në Kosovë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka vendosur për rinumërim të plotë të të gjitha votave në qendrat e votimit në 28 komuna. Po ashtu është vendosur të shkarkohen përfaqësuesit politikë në komisionin komunal zgjedhor në Prizren, ku janë gjetur parregullsitë më të mëdha në votat për kandidatët për deputetë. Paraprakisht, në këto 28 komuna KQZ kishte vendosur që të rinumëroheshin vetëm 10 për qind e qendrave të votimit, ndërsa në 10 Komuna të tjera vendosi për rinumërim të plotë. vendimi i sotëm vjen pasi gjatë rinumërimit të pjesshëm u gjetën dallime të mëdha në votat për kandidatët për deputetë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.
Burimi:
vizionplus.tv