KQZ certifikon rezultatin zgjedhor në Kosovë

KQZ certifikon rezultatin zgjedhor në Kosovë

Me 11 vota, anëtarët e Komisionit Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë certifikuan rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit. “Me gjithë rezervat që i kemi pasur për Listën Serbe, i kemi dhe do të vazhdojmë t’i kemi”, tha Sami Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje, pasi votoi për certifikimin e rezultatit zgjedhor. Kurteshi dhe anëtari tjetër i LVV-së në KQZ, Alban Krasniqi në të kaluarën disa herë ka votuar kundër Listës Serbe në KQZ, qoftë për pjesëmarrjen e kësaj partie – që ka mbështetjen e Beogradit – në zgjedhje, apo edhe për certifikimin e rezultatit të këtij subjekti. Por, vendimet më pas janë rrëzuar nga Paneli Zgjedhor për Aneksa dhe Parashtresa dhe në disa raste më pas edhe nga Gjykata Supreme. Rezultatet zgjedhore u...