Kosovë/ Shoqëria civile u bën thirrje partive për dakordësi rreth presidentit për të shmangur zgjedhjet e parakohshme

Kosovë/ Shoqëria civile u bën thirrje partive për dakordësi rreth presidentit për të shmangur zgjedhjet e parakohshme

Dhjetë organizata të shoqërisë civile në Kosovë u kanë bërë thirrje përmes një letre partive parlamentare ta vendosin interesin qytetar para atij partiak dhe të arrijnë marrëveshje për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, në mënyrë që t’i shmangin një palë zgjedhjesh të tjera parlamentare. Kosova duhet ta ketë një president të ri më së largu deri më 4 mars, sipas Kushtetutës, pasi presidentes së tanishme, Vjosa Osmani, i mbaron mandati në prill. Osmani nuk duket ta ketë mbështetjen e nevojshme në Kuvend për t’u rizgjedhur, ndërsa partitë kryesore politike nuk kanë arritur deri tani ndonjë marrëveshje për ndonjë kandidat të caktuar. Në letrën e tyre, organizatat e shoqërisë civile u kërkuan partive të “angazhohen me seriozitet dhe përgjegjësi në dialog konstruktiv ndërpartiak; të vendosin interesin qytetar...