Kosovë/ Kushtetuesja: Zgjedhja e Rashiçit si nënkryetar i Kuvendit ishte antikushtetuese
Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi se zgjedhja e Nenad Rashiçit në postin e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb në legjislaturën e kaluar, nuk ishte në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit. Në njoftimin për aktgjykimin, Gjykata tha më 28 janar se ky “në rrethanat e rastit konkret nuk ka efekt prapaveprues”. Pra, kjo do të thotë se ky vendim nuk vlen edhe për rastet para hyrjes në fuqi, por për ato që do të merren në të ardhmen. Rashiç u zgjodh në tetorin e vitit të kaluar, pasi të propozuarit nga Lista Serbe – që kishte nëntë deputetë – nuk morën votat e nevojshme, dhe u organizua shorti. Kushtetuesja tha se drejta për të propozuar nënkryetarin nga radhët e komunitetit serb...
Burimi:
javanews.al