Kosovë, ish-shefi i shërbimit inteligjent dënohet me 4 vjet e 8 muaj burgim
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtor sot në 24 shkurt ish-shefin e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), Driton Gashi, edhe në rigjykim, në lidhje me rastin e njohur si “Gylenistët”. Ai është dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, si dhe me një dënim plotësues, që ndalon ushtrimin e funksionit në administratën publike për katër vite pas përfundimit të vuajtjes së dënimit me burg. Sipas aktakuzës, Gashi akuzohej se, gjatë kohës kur ishte në krye të AKI-së, ishte përfshirë drejtpërdrejt në dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova, duke shkelur procedurat ligjore të parashikuara nga ligji vendor dhe konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Vendimi i gjykatës vjen pas shqyrtimit të provave dhe dëshmive, duke përfshirë dokumente zyrtare dhe dëshmitë e personave...
Burimi:
javanews.al