Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Kosova voton për të dalë nga ‘bllokada’, deri tani pa probleme serioze
Në Kosovë, këtë të dielë më 28 dhjetor, po mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të dytat brenda këtij viti. Ato u thirrën pasi për më shumë se 10 muajsh, pas zgjedhjeve të rregullta të 9 shkurtit, partitë politike nuk arritën të formojnë institucionet e reja të vendit. Mbi 900 qendra votimi janë hapur në orën 07:00 të mëngjesit, megjithëse në disa raste ka pasur vonesa të vogla. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi zgjedhor po zhvillohet normalisht në të gjithë territorin e Kosovës, përfshirë edhe komunat në veri të banuara me shumicë serbe. Deri në orën 11:00, pjesëmarrja në votime ka qenë pak mbi 8%. Rrjeti i organizatave “Demokracia në Veprim” (DnV) raporton se vonesa në hapjen e vendvotimeve ka pasur vetëm në rreth...