Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Kosova vendos, Bedri Hamza: Zgjedhjet do të sjellin stabilitet politik në Kosovë
Ditën e nesërme do të mbahen zgjedhjet në Kosovë, pasi votimi i shkurtit nuk solli një shumicë të qartë. Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, ka arritur të realizojë një intervistë me kandidatin e partisë së PDK-së, Bedri Hamza.Ai e ka pyetur nëse beson se zgjedhjet e nesërme do t’i japin fund krizës politike në Kosovë. “Jam i bindur që po, është e domosdoshme. Kosova ka nevojë për institucione, duhet të largojë këtë vakum institucional dhe këtë mungesë të stabilitetit politik, në dobi të Kosovës dhe në dobi të qytetarëve”, u shpreh kandidati i partisë së PDK-së, Bedri Hamza. I pyetur nga gazetari se si do të dalë nesër PDK-ja, ai është shprehur se do të dalë mirë.