Kosova provon përsëri, mbahen sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Kosova provon përsëri, mbahen sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Kjo e diel shënon një ditë të rëndësishme për skenën politike në Kosovë, pasi rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vote u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur përbërjen e re të Kuvendit. Zgjedhjet po mbahen në mënyrë të parakohshme dhe janë të dytat parlamentare brenda një viti. Në garë për një ulëse në Kuvend janë gjithsej 1,146 kandidatë për deputetë, të cilët përfaqësojnë 23 subjekte politike. Qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 në të gjitha komunat e vendit dhe do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00. Sipas të dhënave zyrtare, numri i qytetarëve të regjistruar për të votuar është 1,999,024. Procesi zgjedhor po zhvillohet në 910 qendra votimi, të cilat përfshijnë gjithsej 2,557 vendvotime në mbarë territorin e...