Kosova njeh kartat serbe te identitetit

Kosova njeh kartat serbe te identitetit

Qeveria e Kosovës ka pranuar të lëshojë leje të përkohshme qëndrimi për 12 muaj për pjesëtarët e komunitetit serb, që nuk kanë dokumente të Kosovës, dhe t’i njohë kartat e identitetit të lëshuara nga autoritetet serbe- hapa këto që i zbusin  pasojat e zbatimit të plotë të Ligjit për të huajt dhe për automjetet, që hyn në fuqi në 15 mars. Sipas legjislacionit në fjalë, personat që nuk janë të pajisur me dokumente të Kosovës, do të duhet të marrin leje qëndrimi, ndërsa automjetet me targa të huaja nuk do të mund të qarkullojnë në rrugët e vendit për më shumë se tre muaj, ose në bazë të autorizimit. Masat e reja lehtësuese për pjesëtarët e komunitetit serb vijnë pas takimit që kryeministri Albin Kurti...