Kosova nën ujë/ Dhjetëra shtëpi dhe biznese të përmbytura dhe banorë të izoluar

Kosova nën ujë/ Dhjetëra shtëpi dhe biznese të përmbytura dhe banorë të izoluar

Qytete të shumta në Kosovë u përmbytën gjatë kësaj jave nga reshjet e pandërprera që nisën të hënën e pesë janarit. Shtëpi, lokale, vetura e toka bujqësore u vërshuan nga lumenjtë që dolën nga shtrati. Dhjetëra shtëpi të lagjes “2 Korriku” të Mitrovicës janë përmbytur, dy ditë pas, banorët janë kthyer për të pastruar dëmet e shkaktuara nga vërshimet e lumit Sitnica. Qasja në disa prej shtëpive është e pamundur për shkak që niveli i ujit shkon mbi një metër, por, kryefamiljarët po qëndrojnë për të parë situatën se si do zhvillohet. Dëmet thonë se janë të shumta me ujin që ka depërtuar brenda shtëpive duke dëmtuar të gjitha pajisjet e tyre. Banorët thonë që mungon edhe intervenimi nga institucionet duke i lënë ata pa...