Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Kosova në prag të zgjedhjeve: Ekonomia, siguria e dialogu me Serbinë pikat kyçe të fushatës
Përgatitjet për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që mbahen të dielën në Kosovë janë drejt përfundimit. KQZ ka certifikuar 1180 kandidatë për deputetë, ndërsa në garë janë 22 subjekte politike, 18 prej tyre janë parti politike, 3 koalicione, 2 iniciativa qytetare dhe një kandidat i pavarur. Partitë kryesore politike po përmbyllin fushatat gjatë së cilave kanë prezantuar programet e tyre qeverisëse, ku si pika kyçe kanë vendosur ekonominë dhe punësimin. Koalicioni i drejtuar nga Lëvizja Vetëvendosje ka bërë fushatë mbi politikat ekonomike dhe sociale. Premtimet e saj përfshijnë rritje të pagave, subvencione shtetërore, mbështetje për pensionistët dhe studentët, si dhe masa për të frenuar rritjen e çmimeve. Kandidati i saj për kryeministër, Albin Kurti, ka publikuar edhe një listë të të ashtuquajturave vendime të para nëse...