Kosova në Bordin e Paqes për administrimin e Gazës, Vjosa Osmani publikon ftesën e Trump

Kosova në Bordin e Paqes për administrimin e Gazës, Vjosa Osmani publikon ftesën e Trump

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka marrë ftesë nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, për ta përfaqësuar Kosovën në Bordin e Paqes për Gazën, si anëtare themeluese. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Osmani me anë të një postimi në Facebook, ndërsa ka postuar edhe letrën e Trumpit. Osmani vlerëson Donald Trump duke shkruar se “Lidershipi i guximshëm nuk flet thjesht për paqe, ai e ndërton atë”. “Jam thellësisht e nderuar nga ftesa personale e Presidentit Trump për të përfaqësuar Republikën e Kosovës në Bordin e Paqes, si anëtare themeluese, krah për krah me SHBA-të në misionin për një botë më të sigurt. Lidershipi i guximshëm nuk flet thjesht për paqe, ai e ndërton atë. Pikërisht këtë po e bën Presidenti...