Kosova nderon viktimat e masakrës së Reçakut

Kosova nderon viktimat e masakrës së Reçakut

Kosova i ka nderuar viktimat e masakrës së Reçakut të enjten, në fshatin e Shtimes, ku 27 vjet më parë forcat serbe i vranë 45 civilë shqiptarë. Kjo masakër shtyri NATO-n t’i niste bombardimet për t’i dhënë fund luftës së viteve 1998-’99 në Kosovë, dhe përfundimisht pavarësimit të vendit disa vite pas çlirimit. Krerët e Kosovës, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë Albin Kurti – liderë të partive politike e qytetarë të shumtë u mblodhën në memorialin e viktimave në fshatin Reçak – rreth 30 kilometra larg kryeqytetit Prishtinë, për t’i nderuar të rënët. Homazhe bëri edhe William Walker, shef i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë në kohë e luftës, i cili asokohe dokumentoi krimet e kryera në këtë fshat. Presidentja Osmani tha se...