Kosova miraton pakon e 19-të të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë

Kosova miraton pakon e 19-të të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë

Kosova ka ndërmarrë masa ndëshkuese kundër Rusisë, për shkak të luftës së saj kundër Ukrainës, duke e miratuar pakon e 19-të me sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Moskës. Pakoja, e miratuar në një mbledhje të kabinetit të kryeministrit Albin Kurti të premten në mëngjes, përfshin sanksione edhe kundër Bjellorusisë. Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, tha se Kosova synon promovimin e paqes dhe lirisë, dhe se vendimi i Qeverisë kontribuon në vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë me BE-në dhe Shtetet e Bashkuara. Kosova i ka miratuar të gjitha pakot paraprake të bllokut kundër Rusisë. Çfarë përmban pakoja? Pakoja e 19-të, e miratuar në tetor të vitit të kaluar, rrit ndjeshëm trysninë mbi ekonominë ruse të luftës, duke synuar sektorë kyç si energjia, financat, baza ushtarako-industriale,...