Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Kosova, letërporosi në SPAK/ Hetim pasurive në Shqipëri të 31 të dyshuarve për trafik droge
Prokuroria Speciale e Kosovës ka dërguar një letërporosi në Prokurorinë e Posaçme SPAK, për të nisur hetime për verifikimin e pasurive të mundshme në Shqipëri të 89 shteasve Kosovarë. Kjo kërkesë është miratuar nga Gjykata e Posaçme duke I dhënë të drejtën SPAK të kryejë hetime. SPAK ka kryer hetime për verifikimin e pasurive të mundshme në Shqipëri të 89 të dyshuarve, për krijim të të arrdhurave mbi bazën e aktivitetit kriminal. Prokuroria Speciale e Kosovës sqaron në kërkesën e saj për SPAK se është duke hetuar 31 persona të dyshuar si pjesë e një grupi kriminal të përfshirë në trafik droge dhe pastrim parash. Ata janë identifikuar për shkak të komunikimeve në aplikacionin SKY ECC, bazuar në të dhënat e marra nga autoritetet belge...