Kosova, lehtësi për serbët, Kallas: Ligji për të huajt, hap i rëndësishëm në raportet Prishtinë-Beograd

Kosova, lehtësi për serbët, Kallas: Ligji për të huajt, hap i rëndësishëm në raportet Prishtinë-Beograd

Përfaqësuesja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka deklaruar sot se është e gatshme ta ndërmjetësojë një takim të nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë, pasi autoritetet kosovare mundësuan lehtësira të përkohshme për komunitetin serb në Ligjin për të huajt. “Marrëveshja e sotme për regjistrimin civil dhe Ligjin për të Huajt shënon një hap të rëndësishëm përpara në dobi të të gjithë njerëzve në Kosovë. Është thelbësore të sigurohet vazhdimësia në ofrimin e shërbimeve publike. Faleminderit të gjithëve që u angazhuan në mënyrë konstruktive për ta bërë këtë të mundur. Duke ecur përpara, zbatimi i marrëveshjeve të kaluara mbetet jetik. Ky progres krijon një moment të ri për dialogun Beograd-Prishtinë dhe unë jam gati të organizoj një takim të nivelit të...