Kosova gati për zgjedhje, procesi nis që të shtunën në mëngjes me votuesit nga diaspora

Kosova gati për zgjedhje, procesi nis që të shtunën në mëngjes me votuesit nga diaspora

Kosova është pranë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Fundjava e votimeve nis të shtunën, ku në orën 07:00 të mëngjesit përfaqësitë diplomatike hapin dyert për votimin e diasporës, që janë regjistruar për votim fizik në 18 shtete të ndryshme të botës. Zëdhënësi i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Valmir Elezi thotë: “Ky proces votimi do të vlejë për 19,187 shtetasit e Kosovën që janë regjistruar paraprakisht dhe kanë përzgjedhur këtë mënyrë votimi, pra të votojnë fizikisht në njërën nga këto 29 misione diplomatike”. Më 27 dhjetor përfundon edhe afati për votimin e mërgatës që janë regjistruar për votim me postë e që janë rreth 58 mijë votues. Të dielën e 28 dhjetorit, ndërkohë mbahet procesi i rregullt i votimeve për qytetarët e Kosovës, që jetojnë brenda shtetit. “Do...