Kosova feston sot 18-vjetorin e Pavarësisë! Nga ngritja e flamurit te seanca solemne, agjenda e aktiviteteve
Republika e Kosovës feston sot 18-vjetorin e Pavarësisë. Më 17 shkurt të vitit 2008, në orën 15:39 u shpall Pavarësia në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë. Në seancën e asaj dite, 109 nga 120 deputetë morën pjesë në sallë. Deklaratën e pavarësisë e lexoi kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi, i cili sot ndodhet në Hagë ku po përballet me një proces gjyqësor që për shumicën e shqiptarëve është i padrejtë. Pavarësisht fushatës agresive nga ana e Serbisë, Republika e Kosovës tashmë njihet nga 119 shtete. Me rastin e këtij përvjetori, institucionet shtetërore kanë organizuar një sërë aktivitetesh zyrtare dhe ceremoniale, duke nisur nga ngritja e flamurit në oborrin e godinës së qeverisë , te mbledhja solemne e qeverisë. Agjenda e manifestimeve shtetërore 07:00...
Burimi:
javanews.al