“Kosova është shpirti ynë”, Begaj: Do të jemi bashkë edhe në tryezat e Brukselit
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Kosovën për 18-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Ai vuri në dukje se ky 18-vjetor rikujton se shqiptarët, ashtu si ishin bashkë në ditë të vështira të mbijetesës, do të jenë bashkë edhe në tryezat e Brukselit për të dëshmuar se shpirti i tyre ka qenë dhe do të mbetet përjetësisht euroatlantik. Presidenti Begaj shtoi se shqiptarët në rajon, në Shqipëri, Kosovë, RMV, Mal të Zi dhe Serbi, kanë qenë dhe mbeten faktor i rëndësishëm emancipues, integrues dhe evropianizues, kontribues për paqen, stabilitetin dhe begatinë. Duke folur në Kuvendin e Kosovës, kreu i shtetit theksoi se Shqipëria do qëndrojë në krah të Kosovës dhe do jetë zëri i saj në tryezat ndërkombëtare. “Kosova e sotme na bën krenarë; ka...
Burimi:
javanews.al