‘Kosova e burgosur’! Monumenti ‘Newborn’ në Prishtinë rrethohet me kangjella hekuri si burgu për ish-krerët e UÇK

‘Kosova e burgosur’! Monumenti ‘Newborn’ në Prishtinë rrethohet me kangjella hekuri si burgu për ish-krerët e UÇK

Aktivistët e platformës “Liria ka emër”, kanë rrethuar simbolikisht monumentin “Newborn” në Prishtinë me kangjella hekuri, duke e kthyer këtë ikonë të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, në një imazh burgu, pasi për ish-krerët e UÇK-së, Prokuroria e Hagës ka kërkuar dënim me nga 45 vjet për secilin. Në kangjellat u vendos edhe tabela me logon e Dhomave të Specializuara në Hagë, me mbishkrimin: “Kosova e burgosur”! Aktivistja Eliza Hoxha thase ky reagim qytetar është ndaj një padrejtësie që e konsiderojnë historike dhe prek themelet e shtetit të Kosovës. Ish-eprorët e UÇK-së, akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, për të cilat të katërtit janë deklaruar të pafajshëm. Ditën e martë, më 17 shkurt, do të mbahet një marshim qytetar në Prishtinë për të...