‘Kosova e burgosur’/ “Burgoset” NEWBORN-i, monumentit të pavarësisë i vendosen rrethojat e burgut të Gjykatës Speciale
Monumenti “NEWBORN”, simboli i 17 shkurtit dhe i lindjes së shtetit të Kosovës, pas përfundimit të ngjyrosjes, sonte është “burgosur” nga Gjykata Speciale. Aktivistët e platformës “Liria ka emër”, e kanë rrethuar simbolikisht këtë monument me rrethoja të hekurit, duke e kthyer këtë ikonë të lirisë dhe pavarësisë sonë në një imazh burgu. Në këto rrethoja është vendosur edhe tabela me logon e Dhomave të Specializuara, me mbishkrimin: Kosova e burgosur! Eliza Hoxha nga organizata “Liria ka emër”, ka thënë se ky reagim qytetar është ndaj një padrejtësie që e konsiderojnë historike dhe prek themelet e shtetit tonë. NEWBORN-i, simboli i 17 shkurtit dhe i lindjes së Republikës sonë, siç ka thënë ajo, po burgoset simbolikisht për të pasqyruar ndjenjën e padrejtësisë që...
Burimi:
ntv.al