Kosova drejt zgjedhjeve? Spahiu: Vendimi i Osmanit, pasojë e përplasjes me Kurtin

Kosova drejt zgjedhjeve? Spahiu: Vendimi i Osmanit, pasojë e përplasjes me Kurtin

Kosova duket se ka hyrë në një rrugë të paqartë pasi presidentja Osmani vendosi të shpërndajë parlamentin dhe të dërgojë vendin në zgjedhje. Ndërsa Albin Kurti shpreson tek Gjykata Kushtetuese, ku Vetëvendosje ka goditur dekretin e Osmanit. Profesori i shkencave politike, Nexhmedin Spahiu, në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin kombëtar Vizion Plus, me moderatore Megi Beshellon, e cilësoi vendimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për të shpërndarë parlamentin si pasojë të përplasjes politike me kryeministrin Albin Kurti. Spahiu u shpreh se vendimi i shpejtë i Osmanit reflekton një mllef të akumuluar ndaj faktit që, sipas tij, Kurti nuk dëshironte më që ajo të vijonte në postin e presidentes. Sipas Spahiut, konflikti mes tyre lidhet edhe me afrimin e...