Konsultime për Presidentin e ri, kryeministri Albin Kurti takime me forcat politike. Osmani synon një mandat të dytë
Pas konstituimit të kuvendit të Kosoves dhe krijimit të qeverisë, sot pritet që kryeministri Albin Kurti të nisë konsultimet me subjektet politike per zgjedhjen e Presidentit. Vjosa Osmani është në krye të shtetit deri më 4 prill, por ligji përcakton që zgjedhja e Presidentit të ri të bëhet të paktën 30 ditë para mbarimit të mandatit. Në bazë të afateve Presidenti i ri duhet të zgjidhet deri më 4 mars. E para e vendit, Vjosa Osmani ka shprehur dëshirën për të qëndruar në detyrë dhe për një mandat të ri pesëvjeçar, por mbetet e paqartë nëse ajo do të arrijë të sigurojë mbështetjen e nevojshme në Kuvend. Në rast se dështon zgjedhja e Presidentit atëherë shpallen zgjedhjet e reja parlamentare, që duhet të mbahen brenda...
Burimi:
vizionplus.tv