Konstatimet e Fatmir Sejdiut pas 18 vitesh: Pse nuk e shpallëm pavarësinë me datë 28

Konstatimet e Fatmir Sejdiut pas 18 vitesh: Pse nuk e shpallëm pavarësinë me datë 28

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me Klan, ish-Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, u rikthye 18 vite më parë për të ndarë atë se çfarë ndodhi. Sejdiu u shpreh se ishte menduar që pavarësia të shpallej më 28 nëntor, ide kjo e ardhur nga presione të brendshme asokohe. “Ka pasur presione të brendshme, ndonjëhere dhe nga Ekipi i Unitetit, edhe nga qytetarët që të shpallet më 28 nëntor. Bëhet një lidhje historike midis… do të bëheshin tre, nëntori i Skënderbeut, i dyti i Ismail Qemalit dhe i treti një nëntor në Prishtinë”, tha ai. Por, pse nuk u vendos për një 28 nëntor të tretë historik? Për Sejdiun përgjigjja është shumë e thjeshtë: “Ishin arsyet praktike, të cilat i kishim të mirë studiuara”.