Konjufca nga Haga: Krimet në Kosovë u kryen nga serbët. Kjo e vërtetë s’mund të ndryshohet
Ministri i Jashtëm dhe zv.kryeministri i parë i Kosovës, Glauk Konjufca, duke folur nga Haga deklaroi se shpreson që verdikti gjykatës të jetë në përputhje me “historinë dhe lavdinë e UÇK”. “Është dita e fundit e një procesi që zgjati shumë. Pretendojmë se është shkelur e drejta elementare e njeriut për t’u gjykuar në kohë të arsyeshme, e drejtë e garantuar me konventa ndërkombëtare dhe me Kushtetutën e Kosovës”, tha ai. “Lufta e popullit të Kosovës ishte luftë e drejtë, mbrojtëse dhe e pastër. Qëllimi i saj nuk ishte sulmi ndaj asnjë populli tjetër, por përballja me forcat serbe që kryen krime në Kosovë. Këtë të vërtetë nuk mund ta ndryshojë asnjë institucion”, u shpreh Konjufca. Prania e Konjufcës në Hagë vjen në një ditë...
Burimi:
javanews.al