Komisioni Evropian thirrje Kosovës që të ratifikojë sa më shpejt marrëveshjen për Planin e Rritjes
Kosova duhet ta ratifikojë menjëherë marrëveshjen me Bashkimin Evropian për Planin e Rritjes – sapo ta formojë Kuvendin e ri – në mënyrë që të fillojë t’i pranojë miliona euro nga kjo paketë financiare për vendet e Ballkanit Perëndimor, tha të hënën për Radion Evropa e Lirë një zëdhënës i Komisionit Evropian (KE). Kosova ishte ndër të parat që e miratoi agjendën e reformave në vitin 2024, por nuk ka qenë në gjendje t’i gëzojë të hollat për shkak të mungesës së një Kuvendi funksional për ta ratifikuar marrëveshjen formale me bllokun. “Është në interes të Kosovës që ratifikimi të ndodhë sa më shpejt, në mënyrë që të shfrytëzohen plotësisht të gjitha mundësitë që ofron Plani i Rritjes, në dobi të popullatës së saj”, tha...
Burimi:
javanews.al