Kohë marrëzie/ Europa ka tre emra për president të Kosovës: Fischer, Petritsch dhe Kuçan

Kohë marrëzie/ Europa ka tre emra për president të Kosovës: Fischer, Petritsch dhe Kuçan

Enver Robelli Burime të mirëinformuara njoftojnë, në kushte anonimiteti, se të martën Bashkimi Europian do të emërojë diplomatin veteran polak Tadeusz Kazowiecki si ndërmjetësues mes partive politike të Kosovës për gjetjen e një kandidati për president të Kosovës. Në rast se partitë kosovare e vazhdojnë traditën e ofendimit të zgjedhësve, ndërmjetësi Kazowiecki do të propozojë tre personalitete europiane si kandidatë për president të Kosovës me mandat dyvjeçar. Gjermania e ka propozuar Joschka Fischerin, Austria Wolfgang Petritschin dhe Sllovenia Millan Kuçanin. Varet nga deputetët e Kuvendit të Kosovës nëse do të gjejnë një kandidat konsesual vendor apo do të detyrohen të pranojnë një president të vendosur në fron nga BE. Burimet po ashtu tregojnë se Kazowiecki ka përjashtuar shkuarjen e vendit në zgjedhje të reja parlamentare.