KE: Pagesat nga Plani i Rritjes, pas njoftimit formal nga Kosova

KE: Pagesat nga Plani i Rritjes, pas njoftimit formal nga Kosova

Komisioni Evropian po pret që Kosova ta njoftojë zyrtarisht për hyrjen në fuqi të marrëveshjeve të ratifikuara ndërkombëtare në mënyrë që të nisë me pagesën e para-financimit nga Plani i Rritjes. Një zëdhënës i Komisionit Evropian i tha Radios Evropa e Lirë se Kosova ka bërë kërkesë për lirimin e deri në 7 për qind të shumës totale të para-financimit nga Instrumenti për Reforma në Ballkanin Perëndimor, duke shtuar se pasi që marrëveshjet që lidhen me reformat e Planit të Rritjes janë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës, shteti kualifikohet që të përfitojë para-financim. “Sapo ligjet të shpallen zyrtarisht dhe kjo t’ia komunikojë zyrtarisht Komisionit, dhe me kusht që të përmbushen kushtet e përgjithshme [stabiliteti makroekonomik, menaxhimi i financave publike, transparenca dhe mbikëqyrja e buxhetit] dhe...