Kapen 1 mln euro të padeklaruara në doganën e Merdarës
Dogana e Kosovës njoftoi se në pikëkalimin kufitar në Merdarë – që lidh Kosovën me Serbinë – janë kapur rreth 1 milion euro të padeklaruara. Zbulimi i kësaj shume të parave u bë pasi zyrtarët doganorë zgjodhën një automjet për ta kontrolluar në detaje. “Automjeti fillimisht është kontrolluar përmes pajisjes së skanimit me rreze X, ku janë identifikuar indikacionet e para për ekzistimin e një hapësire të dyshimtë të modifikuar në dyshemenë e tij. Pas këtyre indikacioneve, Dogana e Kosovës ka kërkuar asistencë nga zyrtarët e Policisë Kufitare, të cilët kanë ofruar mbështetje teknike përmes pajisjes fibroskopike”, u tha në njoftim. Gjatë kontrollit të përbashkët të zyrtarëve të Doganës dhe Policisë janë gjetur paratë e padeklaruara “të fshehura në një hapësirë të improvizuar brenda automjetit”....
Burimi:
vizionplus.tv