“Jam krenar, nuk pendohem asnjëherë”, Thaçi në Hagë: I vetmi armik që kisha ishte Sllobodan Millosheviç
Hashim Thaçi, njeriu që 18 vjet më parë lexoi fjalimin për aktin historik të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, sot qëndron përballë Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë (DhSK), për të mbrojtur me një fjalim të fuqishëm luftën e drejtë dhe sakrificën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Në këtë moment me peshë historike, ish-presidenti po i drejtohet trupit gjykues, opinionit ndërkombëtar dhe popullit të Kosovës, me një mesazh të qartë për kauzën çlirimtare, rrugëtimin e dhimbshëm drejt shtetësisë dhe për të vërtetën e luftës që ndryshoi përgjithmonë fatin e vendit. Në deklaratën e tij para trupit gjykues, Thaçi rikujtoi se ishte ndjekur dhe dënuar në mungesë nga regjimi i Sllobodan Millosheviçit, me akuzën për shkelje të ligjeve që ai i cilësoi si diskriminuese....
Burimi:
vizionplus.tv