Jakup Krasniqi në Hagë: Nuk jam kriminel, por njeri i kalitur në luftë për dinjitet
Në fjalën e tij para Gjykatës Speciale në Hagë, Jakup Krasniqi deklaroi se qëndron para trupit gjykues jo si kriminel, siç përshkruhet në aktakuzë, por si një njeri i formuar dhe i kalitur në luftë për dinjitetin njerëzor. Krasniqi theksoi se e konsideron të padrejtë dhe të panevojshëm burgimin e tij prej më shumë se pesë vitesh, duke shtuar se është i gatshëm të japë një rrëfim të vërtetë mbi luftën për pavarësinë e Kosovës. “Qëndroj sot këtu para jush jo si një kriminel që përshkruan aktakuza e Prokurorisë, por si njeri i lindur dhe i kalitur në luftëra për dinjitet njerëzor nga një popull që refuzoi të zhdukej nga politikat e krimit dhe gjenocidit të Serbisë”, u shpreh ai. Sipas Krasniqit, pjesën më të...
Burimi:
ntv.al