Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Iu përkeqësua gjendja teksa ishte në banesë, detaje të reja nga vdekja e Shemit
Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për vdekjen e këngëtarit të njohur, Shemsi Krasniqi, njohur për publikun si Shemi. Uniformat blu të Kosovës lajmërojnë se gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua, teksa Shemi ndodhej në banesë. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 15:00 në Prishtinë në “Rr. e UÇK-së”. “Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. Kujtojmë se dje më datë 22 dhjetor, ndërroi jetë në mënyrë krejt të papritur këngëtari Shemi, në moshën 64-vjeçare. Trupi i tij pa shenja jete u gjet në Dragodan të Prishtinës, rreth orës 15:00. Dyshohet se shkak i vdekjes ka qenë një sulm në zemër. Shemsi Krasniqi, i njohur për publikun me pseudonimin artistik “Shemi”, ishte këngëtari...