“Isha i lumtur me Liridonën, s’isha në makinë kur…”, Naim Murseli dëshmon në gjykatë

“Isha i lumtur me Liridonën, s’isha në makinë kur…”, Naim Murseli dëshmon në gjykatë

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës dëshmoi sot në 29 janar Naim Murseli, i dyshuari për organizimin e vrasjes së gruas së tij, Liridona Ademaj. Para trupit gjykues, Murseli deklaroi se gjatë gjithë viteve të martesës kishte pasur një marrëdhënie të mirë me të ndjerën dhe se ajo nuk kishte shprehur kurrë pakënaqësi në raportin e tyre. “Me Liridonën u fejuam në vitin 2010 dhe u martuam më 11 dhjetor 2011. Kemi 12 vite martesë dhe dy fëmijë. Marrëdhënia jonë ka qenë shumë e mirë, e lumtur. Liridona ishte një grua e mrekullueshme, nënë e përkushtuar dhe bashkëshorte e devotshme. Jetonim në Suedi, ku ajo mori edhe shtetësinë suedeze pas tre vitesh”, tha Murseli. Ai tregoi se dëshira më e madhe e Liridonës ishte të bëhej nënë,...