Ish-zyrtari amerikan: Kongresi i kërkoi Donald Trumpit të rifokusohet në Ballkan
Ish-zyrtari i lartë amerikan, Charles Kupchan, vlerëson se Kongresi i Shteteve të Bashkuara po përpiqet të rikthejë Ballkanin Perëndimor në fokusin e politikës së jashtme amerikane, në një moment kur rajoni përballet me mungesë stabiliteti dhe ngërç politik. Sipas tij, përfshirja e Kosovës dhe Serbisë në dokumentin e Aktit të Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare të Shteteve të Bashkuara synon të ushtrojë presion konstruktiv mbi Prishtinën dhe Beogradin për të ecur përpara në dialog dhe për të kapërcyer bllokimin aktual, duke kërkuar njëkohësisht qeveri të qëndrueshme në të dyja vendet. Ai nënvizoi se Kongresi po përpiqet të nxisë presidentin Trump dhe administratën e tij që të angazhohen më aktivisht në rajon, në një kohë kur nevojitet rifokusim serioz i SHBA-së në çështjet e sigurisë në Ballkan....
Burimi:
ntv.al