Ish-diplomati serb flet për një marrëveshje sekrete për njohjen e Kosovës nga Serbia

Ish-diplomati serb flet për një marrëveshje sekrete për njohjen e Kosovës nga Serbia

Ish-diplomati serb, Nebojsha Vujoviç, ka deklaruar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është i gatshëm ta njohë Kosovën si shtet, me qëllim që të qëndrojë në pushtet dhe të shmangë sanksionet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Duke komentuar vizitën e fundit të ministrit të Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriç, në Uashington, Vujoviç potencoi se Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, e kishte informuar atë për një marrëveshje të fshehtë që, sipas tij, lidhet me njohjen e pavarësisë së Kosovës.Sipas Vujoviçit, qëllimi kryesor i ftesës së Gjuriçit në Uashington ka qenë pikërisht informimi për një marrëveshje “sekrete dhe detyruese” për njohjen e Kosovës. Ai pretendon se Serbia po i afrohet çdo ditë e më shumë formalizimit të njohjes së Kosovës si shtet të pavarur.Në intervistën për agjencinë...