“Ik se të vrava dhe ty”/ Detaje nga tragjedia në Kosovë, familjarët flasin për herë të parë

“Ik se të vrava dhe ty”/ Detaje nga tragjedia në Kosovë, familjarët flasin për herë të parë

Ngjarja e rëndë që tronditi fshatin Majac të Podujevës ka lënë pas tre viktima dhe ka hapur një seri pyetjesh mbi rrethanat e saj. Që nga momenti i ngjarjes, mediat kanë raportuar versione të ndryshme, ndërsa familjarët po përpiqen të sqarojnë atë që ka ndodhur. Njëri prej anëtarëve të familjes Gashi, i cili ka dashur të mbetet anonim, ka dhënë detaje për Klan Kosova, duke mohuar disa nga informacionet që janë shpërndarë. Ai ka theksuar se familja e tyre nuk ka pasur kurrë konflikte të dukshme me askënd dhe se nuk kanë qenë të vetëdijshëm për marrëdhënien që Ardita Gashi, 31-vjeçare, kishte me Ilaz Brahimin, 45 vjeç nga Obiliqi. Sipas familjarit, ngjarja ka ndodhur në mënyrë të papritur dhe dhunshëm. Ai ka treguar se pas...