I akuzuar për vrasje, trajtime mizore të shqiptarëve e bastisje, Sllagjan Trajkoviç dënohet me dhjetë vjet burg..

I akuzuar për vrasje, trajtime mizore të shqiptarëve e bastisje, Sllagjan Trajkoviç dënohet me dhjetë vjet burg..

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar Sllagjan Trajkoviçin me dhjetë vjet burgim për krime lufte në komunën e Vushtrrisë.  Trajkoviç u dënua vetëm për një pikë të aktakuzës dhe për tri të tjera, trupi gjykues tha se nuk është vërtetuar se ai ka kryer ato veprime, raporton Betimi për Drejtësi.  Sipas vendimit, Trajkoviçit do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim.  Prokuroria Speciale ka mirëpritur shqiptimin e aktgjykimit dënues ndaj Trajkoviçit, duke shtuar se mbetet e përkushtuar të ndjekë penalisht krimet e luftës në Kosovë, “me qëllim sigurimin e drejtësisë për viktimat dhe vendosjen e përgjegjësisë penale për kryerësit, në përputhje me standardet ndërkombëtare”.  Aktakuza ndaj tij u ngrit më 12 korrik 2023 nga Prokuroria Speciale, pasi ai ishte arrestuar më 15 dhjetor të vitit 2022. Pas arrestimit, zyrtarët në Serbi kishin deklaruar se Trajkoviç ishte ish-pjesëtar...