I akuzuar për pengim drejtësie, prokurori Hafetz: Udhëzimet e Thaçit kishin në shënjestër dëshmitarë specifikë

I akuzuar për pengim drejtësie, prokurori Hafetz: Udhëzimet e Thaçit kishin në shënjestër dëshmitarë specifikë

Prokurori Joshua Hafetz në nisje të fjalës së tij shfaqi në monitor fragmente të bisedave të incizuara në Hagë, gjatë takimeve të Thaçit me vizitorët e tij, përfshirë disa nga të akuzuarit, ku ai pretendoi se është tentuar të ndikohej te dëshmitarët. “ZPS do të tregojë se udhëzimet e Thaçit kishin një shënjestër: shënjestër ishin dëshmitarët specifikë, dëshmia e të cilëve, sipas Thaçit përbënte kërcënim”, tha ai duke shtuar se synimi ishte të shmangej ky kërcënim. Sipas tij, motivi i Thaçit ishte se ai “nëse gjendet fajtor” në rastin për krime lufte, “do të dënohet me burgim të gjatë” dhe prandaj, sipas ZPS-së, ai përdori mënyra për të ndërhyrë në drejtësi. “Provat do të tregojnë se sapo filloi çështja [për krime lufte] Thaçi u përqendrua në...