Humbja në zgjedhje, LDK-ja thërret Kuvendin e partisë!

Humbja në zgjedhje, LDK-ja thërret Kuvendin e partisë!

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do ta mbajë Kuvendin e partisë më 31 janar, ku kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, do ta kërkojë votëbesimin e delegatëve, njoftoi të hënën zyrtari i parisë, Besian Mustafa. Mustafa tha për gazetarë se vendimi për mbajtjen e Kuvendit u mor gjatë një mbledhjeje të Kryesisë së partisë në Prishtinë. LDK-ja, partia më e vjetër në Kosovë, është duke përjetuar një ndër periudhat më të vështira në historinë e vet, pasi zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit sollën rezultatin e dytë më të keq për të. Disa anëtarë të partisë, përfshirë nënkryetaren, Hykmete Bajrami, kërkuan largimin e Abdixhiku, pasi LDK-ja doli e treta duke i fituar vetëm rreth 13 për qind të votave. Mustafa tha se anëtarët e LDK-së zhvilluan...