Hoxha pret Ambasadorin Durmishi: Kosova, përparësi e padiskutueshme e politikës së jashtme të Shqipërisë

Hoxha pret Ambasadorin Durmishi: Kosova, përparësi e padiskutueshme e politikës së jashtme të Shqipërisë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka pritur në takim ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, Skënder Durmishi. Gjatë takimit miqësor, Hoxha dhe Durmishi kanë rikonfirmuar angazhimin për thellimin e partneritetit, si dhe zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat, përmes koordinimit të ngushtë institucional, rritjes së shkëmbimeve ekonomike dhe avancimit të projekteve të përbashkëta me rëndësi strategjike në fushat e sigurisë, energjisë, infrastrukturës dhe arsimit. Hoxha ka deklaruar gjithashtu se Kosova mbetet përparësi e politikës së jashtme të Shqipërisë. “Një takim shumë miqësor me Ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, Skënder Durmishi. E sigurova, siç ia kam konfirmuar më parë edhe Ministrit Konjufca, se #Kosova mbetet një përparësi e padiskutueshme e politikës sonë të jashtme. Rikonfirmuam angazhimin e palëkundur për thellimin e...