“Historia e Kosovës nuk rishkruhet në një sallë gjyqi”, Selimi: Çfarë duhej të bënim ne, kur Serbia dhe Millosheviçi po vrisnin popullin tonë?
Pas Hashim Thaçit dhe Kadri Veseli, para Hagës foli ish-deputeti Rexhep Selimi. Selimi ishte i ashpër ndaj ZPS-së, duke deklaruar se kjo Prokurori ka krijuar përshtypjen se pavarësinë e Kosovës e trajtoi si qëllim criminal. “Prokuroria edhe pse në fillim të paraqitjes së saj, deklaroi se nuk kërkon dënimin e Shtabit të Përgjithshëm, gjatë gjithë Kosovës, shënjestër ishte pikërisht Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së dhe në veçanti qëllimi i saj, pavarësia e Kosovës. Po krijohej një përshtypje sikur vet pavarësia po trajtohej si qëllim i përbashkët criminal”, tha Selimi. Rexhep Selimi parashtroi pyetjen se ndërsa Serbia dhe Sllobodan Millosheviçi po vriste shqiptarë, çfarë do duhej të bënte populli? Në fjalën e fundit, Selimi tha se Serbia asnjëherë nuk e fshehu qëllimin ndaj shqiptarëve. “Kur Serbia...
Burimi:
vizionplus.tv