Heqja e masave ndëshkuese nga BE, Kosova pret 205 milionë euro fonde
Heqja e masave ndëshkuese për Kosovën nga Bashkimi Europian është mirëpritur në Prishtinë. Zëvendëskryeministri i parë, dhe ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca tha se presin që kjo të hapë një fazë të re të angazhimit konstruktiv dhe progresit konkret në rrugën e Kosovës drejt BE-së. Pas masave, shumë projekte në fushën e sundimit të ligjit, në qeverisje të mirë, projekte infrastrukturore e të tjera, u pezulluan. Komisioni Europian konfirmoi se tashmë do të lirohen edhe pjesa e mbetur e fondeve, si 74 milionë euro për projekte në kuadër të programeve vjetore IPA 2021 dhe 2022, si dhe 131 milionë euro për projekte në kuadër të Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor. Njomza Arifi, nga Grupi për Studime Juridike, u shpreh: “Kosova ka qenë e kufizuar...
Burimi:
javanews.al