Helikopterë dhe parashutistë/ Ushtria e Serbisë zhvillon stërvitje të pazakontë pranë kufirit me Kosovën
Një stërvitje ushtarake e pazakontë u zhvillua gjatë orëve të mëngjesit nga ushtria e Serbisë pranë vijës kufitare me Kosovën, duke shkaktuar shqetësim tek banorët e zonës në brendësi të Kosovës, raporton KosovaPress. Gjatë stërvitjes, një helikopter lëshoi rreth 6 parashutistë në zonën e Breznicës, ndërsa helikopteri tjetër ka vazhduar drejt Muhovcit dhe Karaqevës, ku janë lëshuar parashutistë të tjerë. Sipas burimeve nga policia kufitare e Kosovës, dy helikopterë kanë qarkulluar në këtë hapësirë, duke bërë disa xhiro përgjatë kufirit, ndërsa një banor tha se helikopterët kanë hyrë edhe në territorin e Kosovës. Policët thanë se një aktivitet i tillë pranë kufirit është i jo i zakonshëm dhe nuk është zhvilluar më parë. Banorët shprehën shqetësim për zhurmat e helikopterëve dhe lëvizjet në ajër, duke...
Burimi:
javanews.al