“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas takimit me ministren e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropalin, e cila vizitoi sot Prishtinën. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti ka ndarë detaje nga takimi, teksa ka shkruar se hekurudha Gjakovë–Shkodër në kuadër të projektit Prishtinë-Durrës do të jetë prioritet i këtij mandati. Kurti shtoi se synonte që puna për ndërtimin e kësaj hekurudhe të niste sa më parë. Kurti shkroi se gjatë takimit me Spiropalin u diskutua për rëndësinë e mbledhjeve të përbashkëta ndërqeveritare dhe për nevojën për koordinim në politikën e jashtme. Një prej temave kyçe të diskutimeve sipas Kurtit, ishte edhe bashkëpunimi i ngushtë mes dy qeverive për Diasporën shqiptare, veçanërisht në promovimin e gjuhës shqipe. Postimi i Kurtit: Kënaqësi të prisnim në...