Hashim Thaçi përballë akuzave të reja? Çfarë pritet më 27 shkurt në Gjykatën e Hagës

Hashim Thaçi përballë akuzave të reja? Çfarë pritet më 27 shkurt në Gjykatën e Hagës

Më 27 shkurt, të premten e ardhshme, do të nisë “gjykimi i dytë” në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, si dhe për Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fahri Fazliu dhe Hajredin Kuçi. Siç raporton KlanKosova, kjo seancë gjyqësore vjen pasi Gjykata Speciale vendosi të aprovojë kërkesat për lirim me kusht të Smakajt dhe Fazliut gjatë qëndrimit të tyre në Hagë. Ndërkohë, mësohet se Thaçi nuk do të jetë i pranishëm fizikisht në sallën e gjyqit, pritet të lidhet me video, pasi është i vetmi i akuzuar për veprën penale “Tentativë për të penguar hetimin ose procesin gjyqësor”, gjë që e pengon të kërkojë lirim me kusht. Gjykimi është shtyrë 3 ditë për t’u dhënë kohë mbrojtjes së Thaçit...